Këshilli i Komunës së Kumanovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet për gjendjen në Ndërmarrjen Publike “Pastërtia dhe gjelbërimi” dhe do të rishqyrtohet vendimi që u soll në seancën e kaluar për pagat e punëtorëve në këtë ndërmarrje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, në konferencë për shtyp theksoi se këshilltarët u morën vesh për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, në të cilën do të bëhen intervenim për kompletimin e disa dokumenteve.
Damjanovski apeloi që të punësuarit të kenë durim, për shkak se siç tha, pagesa e rrogave do të bëhet, kur të zhbllokohet llogaria e ndërmarrjes./Telegrafi/