Telegrafi

Këshilli i Komunës së Aerodromit vendosi të mbahet referendum për pranimin e emigrantëve

Këshilli i Komunës së Aaerodromit në seancën e djeshme solli vendim që të nënshkruhet referendumi në lidhje me çështjen e vendosjes dhe integrimit të emigrantëve në territorin e kësaj komune.

Referendumi do të mbahej së bashkë me zgjedhjet lokale të 15 tetorit, me qëllim që siç thonë nga komuna, të mos ketë harxhime shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Komuna e Aerodromit thonë se me nënshkrimin e referendumit do të ndalohet që qeveria aktuale ose cila do qeveri e ardhshme, të zbatojë plan për vendosjen e emigrantëve në territorin e Komunës së Aerodromit./Telegrafi/