Site icon Telegrafi

Këshilli komunal i Dibrës anuloi seancën për shkak të varrimit të familjes Pocesta

Për shkak të vrasjes së tmerrshme, që e tronditi jo vetëm opinionin e Dibrës, por gjithë Maqedoninë, Këshilli komunal i Dibrës e anuloi seancën e caktuar për sot, pasi këshilltarët shprehën nderime me heshtje një minutëshe.

Një gjë e tillë nuk mbahet mend në qytetin tonë. Këshilltarët sollën vendimin që të anulohet seanca dhe të gjithë së bashku të shkojmë dhe më të afërmve t’u shprehim ngushëllime, ndërsa të treve nderime të fundit”, tha Kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkuli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Prokuroria e Gostivarit nis hetimet për vrasjen e tre anëtarëve të familjes në Dibër

Edhe Kryetari i Komunës Ruzhdi lata paraprakisht deklaroi se një ngjarje e këtillë nuk na ndodhur në qytet gjatë shekullit të kaluar.

Tre anëtarët e familjes Pocesta, të cilët u vranë në shtëpinë e tyre, sot u varrosën në varrezat myslimane në Dibër./Telegrafi/

Exit mobile version