Telegrafi

Këshilli i Sigurimit të imponojë statusin

Drafti i rezolutës, të cilin e ka përpiluar lordi britanik, Russell Johnston, është votuar pro nga shumica e ngushtë prej 11 parlamentarëve evropianë, anëtarë të Këshillit, dhe 10 të tjerëve që ishin kundër.

Në draftin e rezolutës, të cilin Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do ta shqyrtojë sërish (më 21-25 janar 2008), thuhet se, “pas mossuksesit të negociatave nën udhëheqjen e Treshes, është shteruar potenciali për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit dhe për këtë shkak Asambleja e Këshillit të Evropës i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që t’i tejkalojë dallimet ekzistuese dhe ta imponojë zgjidhjen”.