Telegrafi

Këshilli i Sigurimit diskuton për situatën në Rripin e Gazës

Ky sesion i jashtëzakonshëm i Këshillit të Sigurimit është kërkuar nga Liga Arabe.
Bashkimi Evropian ka kritikuar Izraelin për, siç u tha, "dënimin kolektiv" për afro 1.5 milionë palestinezë të Gazës.

Izraeli, që thotë se bllokadën e ka bërë në përpjekje për ta ndalur hedhjen e raketave nga militantët në Gazë brenda territorit izraelit, ka premtuar se gjatë ditës së sotme do të lejojë dërgimin e naftës, të ushqimit dhe të ilaçeve.

Raportohet se kamionët cisterna me naftë kanë hyrë sot herët në mëngjes në Rripin e Gazës pas vendimit të Izraelit për ta lehtësuar bllokadën katërditëshe në territorin palestinez. /rel/