Telegrafi

Këshilli Gjyqësor do të vërtetojë nëse Kacarska është e përfshirë në rastin “Perandoria”

Këshilli Gjyqësor do të vendos për përfshirjen e mundshme të gjyqtares Dobrilla Kacarska në rastin “Perandoria”, deklaroi sot kryetari i Këshillit, Kiro Zdravev.

“Më 31 janar në Këshillin Gjyqësor është dërguar kërkesë nga Dobrilla Kacarska për vërtetimin e përfshirjes së saj në këtë rast. Kjo është hera e parë që gjyqtarja të ngrit procedurë për konfirmimin e përgjegjësisë dhe do të procedohet pas saj”, tha Zdravev.

Kacarska kërkoi nga Këshilli që të vërtetoi pohimet e prokurores Lile Stefanovska të deklaruar në rastin “Haraçi” se gjyqtarja gjatë kohës së marrjes së vendimit për paraburgimin e Orce Kamçevit, gjithë kohën ishte në gjykatë dhe ka kryer presion nëpërmes kolegëve prokurorë.

Ndërsa për vetingun në gjyqësi, Zdravev tha se e ka kundërshtuar për shkak se nuk dëshiron që të vihet në një pozicion si në Shqipëri.

“Me të vërtetë është më mirë që të mos ketë gjyqtar, se gjyqtar të korruptuar. Por, nuk duhet vetingu që të bëjë obstruksion drejtësisë. Të mos vijë deri në situatë si në Shqipëri ku mos ketë gjyqtar që të procedojë”, tha Zdrave./Telegrafi/