Site icon Telegrafi

Këshilli gjyqësor do të takojë sindikalistët e administratës gjyqësore

Sot pritet të realizohet një takim në mes të kryetarit të Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski, me përfaqësuesit e gjykatave dhe të SPOGJ-it, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryetarit të SPOGJ, Pece Grujovski, pritet që Karaxhovski t’i ndëgjojë kërkesat e sindikalistëve, ndërkaq Sindikata thotë se dje, në mbledhjen e Këshillit gjyqësor, janë shqyrtuar dy kërkesa të administratës gjyqësore.

Nga SPOGJ thonë se të punësuarve të cilët protestojnë, do t’u shkurtohet rroga për 40%, ndërkaq paralajmërohet grevë urie, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version