Site icon Telegrafi

Këshilli Gjyqësor të premten zgjedh kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i RMV-së më 3 janar, e premte, do të zgjedhe kryetarin e ri të saj.

Zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit vjen pikërisht një muaj pasi Vesna Dameva dha dorëheqje nga kjo pozitë më 2 dhjetor.

Në shpjegimin e dorëheqjes së saj, Dameva ka thënë se në periudhën e fundit janë bërë përpjekje nga politikanë të caktuar për të dëmtuar integritetin e saj personal./Telegrafi/

Exit mobile version