Site icon Telegrafi

Këshilli Gjyqësor do të diskutojë në mënyrë të fshehtë zhvillimet në Gjykatën Penale

Këshilli gjyqësor në takimin e ardhshëm do të rishikojnë gjendjen në Gjykatëm Penale pas ndodhive të fundit. Gjykatësit prap dyerve të mbyllura do të diskutojnë për padinë penale të Ivan Xholev ndaj kryetarit të Gjykatës Vlladimir Pançevski, për incidentin e të punësuarëve në Gjykatë dhe letrën të cilën 15 gjykatës e dorëzuan në të cilën thuhet se Pançevski ka keqpërdorë web faqen e Gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim gjithashtu do të flitet edhe për inspekcionet e shumta që e vizituan Gjykatën në javën e fundit, si dhe do të shihet mundësia për të bërë vlerësim urgjent për kandidatët për kryetar të Gjykatës Penale.

Kandidatë për të zënë vendin e kryetarit të Gjykatës janë ai aktual Vlladimir Pançevski, Ivan Xholev dhe Vlladimir Tufegxhiq, por ka spekulim se asnjëri nga ata nuk do të mund të zgjedhet kryetar i Gjykatës./Telegrafi/

Exit mobile version