Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 497-të konfirmoi ndërprerjen e funksionit gjyqësor për Bogoja Strezoski, gjykatës i Gjykatës Themelore Ohër për shkak të plotësimit të kushteve për pensionin e pleqërisë.
Njëherit, solli vendime për ndërprerjen e funksionit të gjashtë gjykatësve porot në Gjykatën Themelore Veles. Këshilli votoi zgjedhjen e tetë gjykatësve porot të Gjykatës Themelore Veles.
Këshilli Gjyqësor solli vendim për ndërprerjen e funksionit të 12 gjykatës porot të Gjykatës Themelore Penale Shkup për shkak të skadimit të mandatit. Ndërsa, Këshilli votoi për zgjedhjen e Emina Kosoviq për gjykatës porot në Gjykatën Themelore Penale Shkup.
Këshilli solli vendim që Ivan Kolevski, gjykatës i Gjykatës Themelore Manastir të caktohet në kryerjen e funksionit gjyqësor në Gjykatën Themelore Prilep në periudhën prej një viti.