Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë, me procedurë të shpejtë në sencën e mbajtur të premten, ka vlerësuar dy kandidatët për kryetar të Gjykatës Themelore – Shkupi 1. Sipas burimeve të “Makfax”, Këshilli Gjyqësor për Vlladimir Pançevskin ka dhënë vlerësim më të lartë, që të vazhdojë të mbetet kryetar i Gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendimet e Këshillit Gjyqësor, para kandidatëve u prezentuan para përfundimit të orarit të punës, duke u treguar se, afati për dorëzim të ankesave do të jetë tetë ditë me rradhë.
Sipas “Makfax” nuk pritet të ketë ankesa, dhe në seancën e cila është e parapa për të enjten, Vlladimir Pançevski duhet të marrë edhe një mandat tjetër./Telegrafi/