Site icon Telegrafi

“Këshilli gjyqësor qëllimisht nuk e dorëzon “Sopotin” (Video)

Sipas profesorshës Zendeli-Bilalli, ligji për prokurorinë speciale është shumë i qartë, vetëm Katica Janeva mund të vendosë nëse ndonjë lëndë është në kompetencën e saj apo jo, njofton Alsat M.

Kërkesën e saj për marrjen e lëndës së Sopotit Prokuroria Speciale e bazon në nenin 11 të Ligjit për Prokurorinë Speciale, paragrafi dy i të cilit thotë qartë se pas kërkesës me shkrim Prokuroritë Publike obligohen që në afat prej 8 ditësh të dorëzojnë cilëndo lëndë ndaj të cilës veprojnë në mënyrë që të vendoset, nëse lënda bie në kompetencë të Prokurorisë Speciale në përputhje me autorizimet të caktuara në bazë të këtij ligji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për momentin nuk dihet kur do të vendosë Këshilli i prokurorëve pët atë nëse Katica Janeva do ta marrë rastin, kjo mundet të ndodh javën e ardhshme./Telegrafi/

Exit mobile version