Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë ka reaguar në lidhje me deklaratat e djeshme të ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili tha se “është në luftë të hapur me Këshillin Gjyqësor”.
Anëtarët e Këshillit gjyqësor potencojnë se ministri, i cili për nga funksioni është anëtar i Këshillit, është gjithmonë i mirëseardhur në seancën e këtij trupi, ku mund të diskutohet hapur për të gjitha çështjet e hapura dhe problemet në gjyqësor.
“Në të kundërt, nga ana e shërbimeve të Këshillit gjyqësor i dërgohen rregullisht materiale për çdo seancë”, thonë nga atje.
Nga Këshilli theksojnë se i pranojnë të gjitha kritikat me qëllim të mirë në llogari të tyren dhe në adresë të gjyqësorit, por, siç theksojnë, nuk mund të lejohet që ministri i Drejtësisë të dalë nga kompetenca e veta dhe të thotë se si duhet dhe çka të punojë Këshilli.
“Këshilli gjyqësor funksionon në pajtim me kompetencat e veta ligjore dhe çdo tentativë për implikim të drejtpërdrejt në punën e tij, do të interpretohet si “sulm” dhe presion i një përfaqësuesi të pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor”, thonë nga atje./Telegrafi/