Gjyqtarët janë të pavarur në veprimet dhe vendimet e tyre, thonë nga Këshilli Gjyqësor për ngjarjet në M-NAV.
“Lidhur me reagimet e fundit publike për rastin M-NAV, Këshilli Gjyqësor informon opinionin se gjykatat janë të pavarura në veprimet dhe vendimet e tyre, dhe Këshilli Gjyqësor monitoron punën e gjykatave në kuadër të kompetencave të tij ligjore”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.
Ky njoftim vjen pas furtunës së reagimeve, pasi prokuroria kërkoi masën e paraburgimit për personat e përfshirë në depërtimin në M-NAV, ku u sulmuan punonjësit, ndërsa në mesin e të dyshuarve është edhe Bekim Neziri, anëtar i BDI-së i cili në të kaluarën ka mbajtur pozita të larta në Maqedoni.