Telegrafi

Këshilli Gjyqësor nuk mori vendim për shkarkimin e Vangellovskit, Pançevski është suspenduar

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë ë Veriut në seancën e sotme nuk vendosi për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev para fillimit të seancës tha se ai nuk mund të thoshte nëse sot do të diskutohet për shkarkimin e Vangellovskit, sepse ajo pjesë e seancës është e mbyllur për publikun.

Siç thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e internetit të Këshillit Gjyqësor, në seancën e sotme u morr vendim për të përcaktuar ndërprerjen e funksionit gjyqësor të Lenka Sokolovskas, gjykatës i Gjykatës Themelore të Kumanovës për shkak të përmbushjes së kushteve për pensionim, ndërsa është konstatuar ndërprerjen e funksionit të gjyqtarit të Gjykatës Themelore Penale-Shkup, Stojanka Stojanovskas nga Shkupi, gjithashtu për shkak të përmbushjes së kushteve për pensionim.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor morën vendim për të kërkuar nga Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë për të plotësuar Raportin për përcaktimin e plotë dhe të saktë të gjendjes faktike, si dhe vendim për pezullimin e përkohshëm nga kryerja e funksionit gjyqësor të një gjyqtari.

Bëhet fjalë për ish-kryetarin Vladimir Pançevski kundër të cilit ekziston procedurë për kryerjen joprofesionale dhe jo etike të funksionit gjyqësor, e cila ende nuk është përfunduar. Kundër Pançevskit, prokuroria ngriti padi për rregullimin e lëndëve gjyqtarëve gjersa ishte në krye të njësisë së Shkupit./Telegrafi/