Anëtarët e Këshillit Zgjedhor me 12 vota “pro” emëruan gjykatësin Kiro Zdravev, për kryetar të ri të Këshillit Gjyqësor.
Zdravev është propozuar nga kolegu i tij gjithashtu anëtar Sashko Gjorgiev, ndërsa propozime tjera nuk ka pasur. Mandati i Zdravevit do të fillojë nga 27 prilli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zdravev do të trashëgojë Zoran Karaxhovskin, mandati i të cilit skadon nesër, ndërsa në pozitën e kryetarit të Këshillit Gjyqësor ka qenë për tre vite.
Për zëvendëskryetar është propozuar Selim Ademi, të cilit në tetor të këtij viti i skadon afati si anëtar i Këshillit.
Në seancë i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Jovo Vangellovski, i cili kohëve të fundit nuk ka marrë pjesë në seanca, ndërsa është anëtar.
Ndryshe, sipas Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor i cili në lexim të tretë u miratua dje nga deputetët, mandati i kryetarit të Këshillit është 2 vjet./Telegrafi/