Këshilli Gjyqësor ka miratuar raportin për vitin 2017-të. Në dokument nuk jepen sqarime pse ka ngecur kontrolli i sistemit AKMIS në Gjykatën Penale dhe atë të Lartë dhe pse ata si organ kompetent nuk kanë vërejtur se në dorë janë ndarë lëndë nga kryetarët e gjykatave tek gjykatësit e tyre të besueshëm.
Në raportin e Këshillit përmendet se në rrjedhë e sipër është procedura për vërtetimin e veprimit joprofesional të shtatë gjykatësve nga Gjykata e Lartë dhe Apelit.
Bëhet fjalë për rastin e biznesmenit Sead Koçan, të cilin gjykata më e lartë e liroi nga paraburgimi, edhe pse më shumë se dy muaj gjendej në arrati. Këshilli Gjyqësor raportin duhet ta dorëzojë në Kuvend.