Anëtarët e Këshillit Gjyqësor do duhet të votojnë në mënyrë plotësuese për planin për prokurimin publik për vitin 2025, pas vërejtjeve të tyre se nuk janë ndarë para të mjaftueshme për funksionimin e Këshillit Gjyqësor.
Sipas Selim Ademit, në planin vjetor për prokurimin publik për vitin 2025 nuk janë paraparë para për konferenca ndërkombëtare, dhe siç thotë, për fat të keq nuk ka mjete as për hetime për gjendjen e gjyqësorit.
Nuk ka as një rubrikë për përkthim, nuk po futet asnjë sistem dhe nuk po e shfrytëzojmë të drejtën që na e jep Ligji për përdorimin e gjuhëve”, shtoi Ademi.
Vesna Dameva tha se edhe pse tregohet transparencë, plani nuk parasheh një shumë për punësimin e agjencisë për marrëdhënie me publikun apo për shërbime të tjera kontraktuale në përputhje me strategjinë e komunikimit të miratuar nga Këshilli Gjyqësor.
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se si qeveri do të ndërmarrin masa për përmirësimin e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, por nuk tha se cilat do të jenë masat./Telegrafi/