Site icon Telegrafi

“Këshilli Gjyqësor në Maqedoni ka transparencë formale, por jo edhe thelbësore”

Tek Këshilli Gjyqësor ka transparencë formale, por jo edhe thelbësore, vlerëson sektori joqeveritar, i cili e ndjek punën e trupave gjyqësorë. Nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, shohin pak progres tek Këshilli i Prokurorëve Publik, ku disa prej anëtarëve tashmë po japin mendime të ndara.

“Këshilli Gjyqësor nuk duhet të lejojë që me ligj, çdo anëtar të obligohet të deklarohet pse merr vendim të caktuar. Me zgjedhjen e tij për anëtar, ai e ka për detyrë që ta bëjë këtë, respektivisht të shpjegojë pse për diçka është “për”, e për diçka “kundër”. Duhet të japë mendim të ndarë. Ja siç ishte rasti në seancën e fundit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, ku kanë dhënë mendime të ndara lidhur me disa çështje të caktuara”, tha Miroslav Draganov, Institut për të drejtat e njeriut.

Por, siç duket Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik i shkon shumë vështirë procesi i përafrimit me standardet evropiane. Pas më shumë se një viti, pasi u zbulua afera për posedimin e diplomave të falsifikuara për njohje të një gjuhe të huaj nga ana e kandidatëve që kanë hyrë në Akademi, tani edhe ligjëruesit nuk duan që ky të jetë kriteri për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të ardhshëm.

Sa i takon efikasitetit të gjykatave, qytetarët më shumë ankohen për kohëzgjatjen e procedurave pranë Gjykatës Civile dhe asaj Kushtetuese.

Vlerësimi i përgjithshëm i OJQ-ve, është se reformat në gjyqësor po zhvillohen me ritëm të ngadaltë, duke pasur parasysh se disa prej ndryshimeve kryesore ligjore, në procedurë parlamentare kanë hyrë shumë vonë.

Exit mobile version