Këshilli gjyqësor do të mbajë sot seancë të mbyllur ku do të vendosë për vlerësimin e jashtëzakonshëm të kandidatëve për kryetar të Gjykatës themelore Shkupi 1 dhe Gjykatës së lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancë do të shqyrtohet edhe gjendja në Gjykatën themelore Shkupi 1, pas skandaleve të fundit, ku pati një rrahje dhe disa shkëmbime padishë penale ndërmjet gjykatësve.
Gjithashtu, në seancë do të diskutohet edhe për padinë e gjykatësit Ivan Xholev kundër kryetarit të gjykatës, Vlladimir Pançevski. Përndryshe kryetarëve të tanishëm të këtyre gjykatave, Vlladimir Pançevski dhe Lidija Nedellkova, u skadon mandati më 4 dhjetor. Zëvendësuesit e tyre do të zgjidhen pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit./Telegrafi/