Këshilli Gjyqësor ka kërkuar që 13 gjykatësit që kanë ngritur padi kundët kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, të hënën të paraqiten personalisht në Këshillin Gjyqësor dhe të tregojnë shqetësimet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo erdhi pas dy ditëve që Këshilli Gjyqësor i mbylli dyert për opinionin dhe vendosi që mos të marr në konsideratë ankesat ndaj Pançevskit, pasi nënshkrimet e gjyqtarëve nuk u njohën dhe nuk lexoheshin./Telegrafi/