Telegrafi

Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë nismën për përgjegjësi në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë në RMV

Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë iniciativën për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë.

Nisma u hodh poshtë si e pakohë me nëntë vota “pro” dhe dy “kundër”.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) përmes kësaj iniciative kërkoi përgjegjësi për anëtarët e Bordit të Drejtorëve, pasi vlerësoi se Akademia gjatë procesit zgjedhor ka vazhduar procedurën e testimit për pranimin e kursantëve për gjyqtarët e ardhshëm dhe prokurorët, në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe konfliktin e interesit dhe Kodin Zgjedhor.

Iniciativa u është dërguar disa institucioneve kompetente për të propozuar anëtarë të Bordit Drejtues të Akademisë, ndër të cilët është edhe Këshilli Gjyqësor./Telegrafi/