Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme e ka shkarkuar Jovo Vangellovskin nga detyra e kryetarit të Gjykatës së Lartë, për shkak të punës joprofesionale.
Seanca në të cilën në rend dite kishte disa pika, ka filluar në orën 10:30 ndërsa ka përfunduar në orën 13:30, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komisioni treanëtarësh për raportin për Vangellovskin është përbërë nga Lidija Kanaçkoviq, Vllado Bogdanovski dhe Sasho Gjorgjievski.
Vangellovski ka të drejtë ankese në Gjykatën e Lartë. Shkarkimi i tij është kërkuar nga dhjetori i vitit 2017./Telegrafi/