Telegrafi

Këshilli Federal këshillohet për projektbuxhetin

Përfaqësuesit landeve në Bundesrat e kanë bërë ndërkohë të qartë se në parim i përshëndesin planet e ministrit të Financave Wolfgang Schäuble por në disa pika kërkojnë edhe përmirësime, transmeton Dw.

Kështu landet kërkojnë një mbështetje më të fuqishme të federatës për shpenzimet në fushën e arsimit dhe heqjen dorë nga shkurtimi i planifikuar i mbështetjes shtetërore për ndërtimin e qyteteve.

Në projektbuxhetin e vitit 2011 parashikohet ulja e shpenzimeve të federatës nga 319.5 miliardë në 307.4 miliardë. /Telegrafi/