Site icon Telegrafi

Këshilli emëroi Kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e Kryesuesit, Nehat Idrizi.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KGjK-së, në pajtim me Ligjin mbi KGJK dhe Rregulloren për procedurën e zgjedhjes, emërimit, vlerësimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës, pas zhvillimit të procesit të votimit kanë përzgjedhur dhe emëruar kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Në garë për kryetarë ishin dy kandidatë: gjyqtari, Nikolla Kabashiq dhe gjyqtari, Tomisllav Petroviq, transmeton Indeksonline.

Me shumicë votash, Këshilli zgjodhi, gjyqtarin Nikolla Kabashiq për Kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, thuhet në komunikatën për media.

Exit mobile version