Site icon Telegrafi

Këshilli Ekonomiko Social i Kosovës model në rajon

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini gjatë qëndrimit dy ditor në Mal të Zi në konferencën e organizuar nga ILO në Beçiq u takua me anëtarët e Këshilleve Ekonomike Sociale në nivel regjional të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor

Temë diskutimi e këtij takimi ishte Rritja e dialogut në mes partnerëve socialë dhe ekonomik, i cili do t’i kontribuoj rritjes së bashkëpunimit në mes këtyre Këshilleve Ekonomike dhe Sociale në kuadër të shteteve përkatëse.

Me këtë rast shahini u takua me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi, Boris Mariq, me të cilin diskutuan për avnasimin e Bashkëpunimit në mes dy vendeve, në veçanti të punëmarrësve si prioritet i përbashkët.

Shahini i njoftoi delegacionet e shteteve të Ballkanit Perëndimor se si funksionin Këshilli Ekonomik Social ne Kosovë dhe u vlerësua si modeli më i mirë në gjithë rajonin. /Telegrafi/

Exit mobile version