Telegrafi

Këshilli Drejtues i PDK-së mblidhet më 9 mars

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e parë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president. Kadri Veseli, zëvendëskryetari i PDK-së, ka drejtuar mbledhjen, ku u vendos që Këshilli Drejtues i partisë të mblidhet më 9 mars.

“Kryesia e PDK-së përgëzoi të gjithë deputetët që morën pjesë në procesin e votimit të presidentit, si dhe qytetarët të cilët dëshmuan kulturë demokratike dhe maturi. Në mbledhje u vendos që më 9 mars të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së, ku do të jepen orientimet e punës së mëtejme të gjitha strukturave të partisë”, thuhet në njoftimin e PDK-së.