Këshilli i Bankës Popullore ost mbajti mbledhje të rregullt ku u shqyrtua dhe u miratua Vendimi për ndryshimin Vendimit për mënyrën dhe kushtet sipas të cilave rezidentët që nuk janë banka të autorizuara, do të mund të hapin dhe të kenë llogari jashtë vendit.
Me ndryshimet e reja ju mundësohet qytetarëve dhe kompanive të hapin llogari tek të gjitha shërbimet tjera elektronike të huaja, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kompanitë dhe qytetarët do të mund t’i përdorin për qëllime komerciale, përkatësisht për blerje apo shitje të mallrave dhe shërbimeve në mënyrë elektronike. Se kur qytetarët dhe kompanitë do të mund të hapin llogari tek shërbimet elektronike dhe çfarë shërbime do të përdorin, vendos secili shërbim veç e veç.
Gjatë shqyrtimit të vendimit, në mbledhje, mes tjerash u theksua se liberalizimi i hapjes së së llogari elektronike për transaksione do të mund të kontribuojë në ekonominë e Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhje u cekën edhe rrezikun për rezidentët që i përdorin këto shërbime, para se gjithash në cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve./Telegrafi/