Marrëveshja e arritur për kthimin e linjës ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që edhe Këshilli Kombëtar për Siguri i SHBA-ve të reagojë përmes një postimi në Twitter.
Këtë marrëveshje Këshilli amerikan për Siguri Kombëtare, e cilëson si historike në ditën kur edhe është nënshkruar, transmeton Telegrafi.
“Ditë historike. Po kapërcejmë të kaluarën duke ndërtuara përpara një marrëdhënie normale midis fqinjëve”, thuhet në postimin e Këshillit Kombëtar për Siguri.
Historic Day. We’re overcoming the past and building towards a normal relationship between neighbors. https://t.co/fjK27XGWkE
— NSC 45 Archived (@WHNSC45) January 21, 2020
Kujtojmë që lidhur me këtë marrëveshje të arritur ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka potencuar se të gjithë kishin thënë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet.
“Të gjithë thoshin se nuk mund të bëhet. Për herë të parë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një fitore tjetër. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar presidenti Trump.
Everyone said it couldn’t be done. But for the first time in a generation, there will be direct flights between Serbia and Kosovo. Another win. Thanks to @WHNSC Ambassador Robert O’Brien and Ambassador @RichardGrenell! pic.twitter.com/0qSLryG96B
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 21, 2020
Në anën tjetër ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell e ka cilësuar si një fitore tjetër të presidentit amerikan Donald Trump. /Telegrafi/