Shoqata për politikë ndërkombëtare “Këshilli i ambasadorëve” i falënderon liderët evropianë dhe komisarët e institucioneve të Bashkimit Evropian për mbështetjen e tyre reale dhe morale politike ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të gjatë drejt anëtarësimit për anëtarësim në BE.
Këshilli i Ambasadorëve thekson se kjo mbështetje ishte në mënyrë të veçantë e rëndësishme pas vendimit të Këshillit Evropian në tetor që vendit të mos i jepet data për bisedime.
“Këshilli i ambasadorëve e konsideron të rëndësishme gatishmërinë e vendeve – anëtare të Unionit (të shprehur në non paper në Francë) që ta riafirmojnë edhe një herë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor me bindje se me afrimin e tyre drejt BE-së këto vende do të mund t’i konsolidojnë shtetet e tyre të bazuara në parimet e të drejtës dhe shtetit juridik, të zhvillimit të tyre ekonomik dhe social. Me këtë politikë do të hapen perspektivat reale për të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe përfundimisht pajtimin e popujve në rajon”, thekson shoqata.
Ata e çmojnë lart atë që të gjitha partitë politike në vendin tonë në programet e tyre politike si qëllim primat kanë projektuar t’i mbështesin dhe afirmojnë integrimet euroatlantike, që si rezultat dha që vendi së shpejti të marrë status të anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO.
“Megjithatë, të gjithë jemi koshient se paralelisht me atë që duhet të vazhdojnë edhe proceset e rrumbullaksimit të reformave të kërkuara nga Komisioni Evropian me miratimin e rregullave të reja dhe kriteret për anëtarësim të plotfuqishëm në BE”, theksojnë ata.
Në këtë kontekst ata i ftojnë liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, dhe konform peshës së përgjegjësisë së tyre politike një orë e më shpejt t’i zëvendësojnë interesat e tyre të ngushta partiake me interesat shtetërore dhe ta spostojnë vendimin për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare deri në fillim të verës ose zgjedhjet të mbahen në terminin e tyre të rregullt në fund të vitit 2020.
“Me një hap të këtillë partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, Qeveria dhe institucionet tjera atë kohë në vend që të mbajnë tubime parazgjedhore dhe aktivitete zgjedhore do të fokusoheshin në plotësimin e axhendës eurointegruese të vendit dhe në reformat e domosdoshme në rregullativën zgjedhore në pajtim me rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe kërkesat e partive të vogla dhe qytetarëve. Ky hap i vërtetë gjithsesi do të përshëndetet sidomos nga njerëzit afarist, të cilët do të orientohen drejt plotësimit të biznes planeve të projektuara më herët për vitin e ardhshëm”, thonë nga Këshilli.
Ata konsiderojnë se liderët e partive politike janë koshientë se procesi parazgjedhor dhe zgjedhor në çdo vend përkohësisht i bën joefikase institucionet e shtetit, deri në paralizimin e tyre të plotë.