Telegrafi

Këshillë e vlefshme: Përdorni ventilatorin e furrës për të kursyer sa më shumë energji elektrike

profimedia

Por edhe ushqimet e përgatitura në këtë mënyrë do të jenë shumë më të shijshme

Kjo këshillë është shumë e dobishme për ne. Natyrisht, do të thotë diçka për ne ditëve të nxehta dhe kur duam të qëndrojmë sa më pak në kuzhinë.

Një opsion i shkëlqyeshëm në furrë është ventilatori dhe e aktivizoni kur përgatitni ushqim, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, gjella do të jetë gati më herët dhe ju do të mund të kurseni deri në 25 për qind energji elektrike sesa kur përdorni mënyrën e zakonshme të pjekjes.

Çelësi është që nxehtësia të shpërndahet në mënyrë të barabartë në furrë, kështu që përdoret më pak energji elektrike për të ngrohur furrën.

Gjithashtu, vaktet do të jenë edhe më të shijshme me këtë mënyrë përgatitjeje.

Është e rëndësishme të dini se kur përgatitni një vakt me ventilator, zvogëlojeni për  20 gradë. Për shembull, nëse receta sugjeron një pjatë të pjekur në 200 gradë, kur përdorni një ventilator, vendoseni në 180 gradë.

Mos e parangrohni furrën pasi ka rrezik që ushqimi të digjet. /Telegrafi/