Vetëm se moti është i acartë, kjo nuk do të thotë se duhet t’i fshihni të gjitha fustanet derisa të rriten temperaturat.
Fustanet mund t’i vishni edhe në mes të dimrit, dhe krejt çfarë ju duhet është pak njohuri se si të visheni, transmeton Telegrafi.
Në fakt, DUHET të vishni fustane gjatë dimrit. Ato e kanë potencialin t’ju bëjnë të dukeni e admirueshme dhe me stil.
Pra, me qëllim që të dukeni sa më mirë në fustan gjatë këtij dimri, më poshtë i keni disa këshilla mode: dollake, triko, këpucë dimri, çorape të trasha, shalle etj.
Keni dëshirë të dukeni e lezetshme, por duhet ta mbani në mend se nuk duhet të ngriheni nga i ftohti.
Kombinojeni fustanin e bardhë veror me një xhaketë të lëkurës, triko dhe këpucë të zeza
Në ditë më të nxehta gjatë dimrit, vetëm shtojani një shalle dhe këpucë të gjata një fustani të gjatë deri në gju
Shtoni sa më shumë shtresa që mundeni: kapele, xhaketë të thurur, pallto, shalle, çorape të gjata etj.
/Telegrafi/