Telegrafi

Këshilla të vogla për duar dhe thonj të bukur

Edhe disa sondazhe tregojnë qartë: duart, janë ndër gjërat që meshkujt vërejnë më shumë. Disa "hile" në kushtet e shtëpisë për të pasur duar të bukura dhe thonj perfekt:

* Fillimisht kujdes me aceton për të hequr manikyrin: reaksioni i tij është shumë i fortë dhe mund t’ua thajë thonjtë dhe lëkurën përreth. Ç’të bëjmë atëherë?
Shtoni pak krem hidratant acetonit dhe do të shikoni që thonjtë do të thahen më pak.

* Edhe masazhi me vaj ulliri është ideal për thonjtë dhe duart. Një herë në 15 ditë aplikojeni këtë dhe mbajini gjithë natën me dorëza pambuku, dhe do të shihni rezultatin!

* Për të hequr ngjyrën e errët nga duart, ideal është limoni: futuni duart për pak minuta në lëngun e limonit dhe më pas aplikoni një krem hidratant. /Telegrafi/