Site icon Telegrafi

Këshilla të përhershme mode

Përgatiti: Lul Blaka
/lifestylenews/

Ta dini se kur shpenzoni
Këshilla e artë: Kurseni para, kur janë në pyetje veshjet të cilat do të jenë në trend vetëm një apo dy stinor. Por, nëse parashikuesit e trendeve, japin vlerësimin e tyre se një veshje e caktuar, do të mbijetojë kohë të gjatë trendeve, atëherë është koha të shpenzoni. Ia vlen të paguani për një veshje e cila do të jetë në dollapin tuaj për disa vite.
Këto veshje, zakonisht janë dizajn klasik ose themelor i dizajnerëve të modës.Fustani i shkurtër me ngjyrë të zezë
Secili dollap i secilës femër duhet të ketë një të tillë. Veshjet në raste të ndryshme. Definitivisht është fustan që i mbijeton trendeve me vite e dekada.

Këmishët me katrorë
Edhe këto këmisha i mbijetojnë gjatë modës. Mund t’i kombinoni me xhinse dhe në çdo kohë do të dukeni bukur dhe trendi. Normalisht, nëse bëni mirë dhe saktë kombinimin e aksesoreve me to.Mos nënvlerësoni aksesoret
Nëse zgjidhen me kujdes, aksesoret mund të jenë pjesë e gardërobës tuaj me vite të tëra. Disa aksesore, si çantat ashtu dhe bizhuteria, nuk dalin asnjëherë nga moda.

Një palë xhinse
Një palë xhinse të mira, vlejnë sado që kushtojnë. Nëse duken të bukura dhe ju ofrojnë vetëbesim, ia vlen t’i blini. Do të jenë përjetë në dollapin e gardërobës tuaj.Thjeshtësia është çelësi i elegancës
Eleganca asnjëherë nuk duhet të kuptohet si stil që arrihet me shumë mund. Përkundrazi, eleganca është thjeshtësia e kombinuar me vetëbesimin.

Ruani stilin tuaj
Të gjithë kemi stilin tonë, e kjo është një gjë shumë e mirë. Asnjëherë mos u kurtho me trendet aq shumë sa që të harroni stilin tuaj. Stili juaj, është ai që ju rri më se miri dhe nga i cili përfitoni më së shumti komplimente. Stili juaj unik, në fakt është vetvetja juaj. /Telegrafi/
 

Exit mobile version