Site icon Telegrafi

Këshilla të … “ndihmës së shpejtë”

Vaji i ullirit jo vetëm largon makijazhin dhe papastërtitë, por njëkohësisht mbron lëkurën tuaj nga tharja. Thjesht duhet që pas pastrimit ta lani mirë fytyrën me sapun me pH neutral dhe ta shpëlani mirë.
Pasi të keni kryer pastrimin e fytyrës, erdhi koha për të pastruar organizmin nga brenda.

Pini një gotë çaj të gjelbër ose të zi. Nëse nuk ju gjendet çaj, mund ta zëvendësoni atë me një gotë të madhe me kamomil.

Ju këshillojmë që para se të bini të flini të përdorni 1 jastëk më të lartë nga ai që flini zakonisht, ose të flini me 2 jastëkë. Ky pozicion i kokës ndalon mbledhjen e ujit në zonën poshtë syve. Pasi të zgjoheni në mëngjes, bëni një shëtitje të gjatë, sepse ecja do t’ju ndihmojë të tonifikoni sistemin e qarkullimit të gjakut. /Telegrafi/

Exit mobile version