Site icon Telegrafi

Këshilla stili: Si t’i kombinoni atletet dhe rrobat?

Obligimet afariste shpesh kërkojnë veshjen e rrobave formale, mirëpo kohë pas kohe atë model mode mund ta ndryshoni me këtë kombinim…

Këtë sezon dy modele atletesh po përjetojnë afirmim të plotë, modelet futuriste sportive në ngjyra që bien në sy dhe atletet e bardha elegante të pashmangshme, transmeton Telegrafi.

Nga afinitetet tuaja të modës varet për cilin nga këto dy stile do të vendosni, ose mbase do të kënaqeni me të dyja.

Atletet me dizajn modern në të cilat dominojnë ngjyra neoni nuk janë shumë të dobishme kur është fjala për kombinimin me rrobat formale, siç janë kostumet e meshkujve. Ai lloj i këpucëve megjithatë është pjesë e kulturës urbane dhe natyrisht element sportiv i pashmangshëm.

Nëse dëshironi dukje afariste klasike si zgjidhje më ideale, imponohet kombinimi i rrobave nga materialet e lehta me atletet e bardha të cilat do t’ju sjellin dozë ideale të rehatisë dhe dukjen tuaj afariste.

Elementi i tretë i pashmangshëm në këtë kombinim mode janë këmishët oksford të bardha apo ngjyrë të kaltër të mbyllët, të cilat përshtaten perfekt me porosinë tuaj të mashkullit afarist modern.

Detajet siç janë dorezat, çorapet, çantat e lëkurës dhe orët do të jenë dëshirë juaja me të cilat do të fisnikëroni këtë stil.

 

/Telegrafi/

Exit mobile version