Dhëmbë të shëndetshëm që nga fillimi – përveç një të ushqyeri “miqësor ndaj dhëmbëve” me përmbajtje të ulët të sheqerit dhe acideve, kujdesi i duhur për dhëmbët është shtylla e dytë e rëndësishme për shëndetin e dhëmbëve. Dhëmbët e parë mundësisht duhet të mbeten të shëndoshë dhe të bukur për një kohë sa më të gjatë, sepse dhëmbët e shëndetshëm të qumështit janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve të përhershëm pasues.
Këshilla e parë nga HiPP – Pastroni dhëmbët
Sapo të vërehen dhëmbët e parë, duhet filluar me pastrimin e tyre. Për fillim është plotësisht e mjaftueshme një shtupë pambuku e lagësht me të cilën ju thjesht do të fshini dhëmbët. Kur të dalin disa dhëmbë, mundeni që me një brushë dhëmbësh për foshnje t’i pastroni 1 deri 2 herë në ditë. Pasta e dhëmbëve nuk është e nevojshme për dhëmbët e parë. Është më e sigurt nëse hjekni dorë nga ajo, pasi që fëmija juaj nuk është ende në gjendje që ta nxjerr pastën dhëmbëve jashtë nga goja. Bisedoni me pediatrin e fëmijës suaj në lidhje me përdorimin e pastës së dhëmbëve. Ai/Ajo mund t’ju informojë për momentin e fillimit të përdorimit dhe t’ju ndihmoj rreth përzgjedhjes së pastës së dhëmbëve.
Këshilla e dytë – Mbroni dhëmbët
Ju gjithashtu si prind rastësisht mund të bartni tek fëmija juaj kariesin. Lëpirja e një luge ose biberoni nga ana juaj lehtë mund të transferojë bakteret nga goja juaj tek fëmija juaj. Prandaj ju duhet gjithnjë të përdorni një lugë tjetër për fëmijën tuaj.
Këshilla e tretë – Shmangni thithjen e vazhdueshme të fëmijës nga shishja
Çdo pije përmes thithjes së shpeshtë ose të vazhdueshme nga shishja mund të shkaktoj prishjen e dhëmbëve (kariesin) – bile edhe uji.
Prandaj:
1.Lejoni që fëmija të pijë pandërprerë – derisa të shuaj etjen.
2.Mos e leni shishen tek fëmija për thithje të vazhdueshme, si një biberon apo për ta shtjerë në gjumë.
3.Gjithmonë mbani vetë shishen dhe mos ia leni atë fëmijës.
4.Foshnjën që nga 8 muaj mësojeni për të pirë nga gota.
Këshilla e 4-të – Mos lejoni fëmijën që vazhdimisht “të përtypet”
Luteni fëmijën tuaj që mos të hajë apo pijë diçka pandërprerë, sidomos gjatë natës dhëmbët e të vegjëlve tuaj duhet të pushojnë. Pështyma ndërmjet vakteve të ngrënies riparon smaltin e dhëmbëve. Ky proces quhet “remineralizim” – materiet minerale të harxhuara, kompensohen përsëri. Me ushqim, megjithatë, pështyma do të largohet dhe nuk do të mund të riparoj dhëmbët. Prandaj zakonisht të ushqyerit me grisina dhe pijet duhet kufizuar vetëm gjatë ngrënies në vakte të rregullta dhe të shmangen përtypet në mes të vakteve të ngrënies dhe gjatë natës. /Telegrafi/