Site icon Telegrafi

Këshilla që i bëjnë këpucët tuaj të qëndrojnë më gjatë

Çdo grua e di fare mirë se sa e vështirë është të gjinden këpucët e përsosura, të cilat jo vetëm se të bëjnë të dukesh mirë, por edhe duhet të jenë të rehatshme. Kur më në fund hasni në këpucë të tilla, dëshironin që ato t’i keni sa më gjatë afër vetes suaj.

Shikoni disa nga fshehtësitë që i bëjnë këpucët tuaj ta kenë jetëgjatësinë.

Sapo t’i blini, dërgoni tek këpucëtari
Para se t’i mbathni këpucët e reja, luteni këpucëtarin t’jua shtrojë disa shtresa prej gome, ngase kjo do të parandalojë që uji të futet brenda këpucës suaj, e kjo ju mundëson që ato t’i mbathni edhe gjatë ditëve me shi.

Rregullojeni madhësinë!
Nëse këpucët janë të ngushta, ato mund të rregullohen që të jenë të përshtatshme, e edhe tek madhësia kjo mund të rregullohet dhe do të dukeni për mrekulli. Rezultatet më të mira arrihen tek këpucët e rrafshëta. Nëse këpuca juaj është shumë më e madhe, vendosni një shtresë, e cila do ta zvogëlojë brendësinë e saj.

Mbrojtja nga kushtet klimaterike
Ditëve me shi, spërkatini këpucët tuaja me sprej. Natyrisht, nëse janë të ndotura, e po ashtu me këtë rast largoni edhe kutinë e këpucëve gjatë spërkatjes.

Ndërroni takat
Nëse adhuroni takat e larta, por nuk dëshironi që ecja juaj të krijojë zhurmë nëpër korridore dhe rrugë, ndërroni takat apo shtresën e fundit.

Këpucët t’i ruani në kuti
Kur këpucët të vendosen në dollap njëra me tjetrën, pos se mund të ndyhen, ato edhe mund të dëmtohen. Më së miri do të ishte të përcaktoheni për kutitë dhe aty ruhen më së miri. Këpucët kurrë mos i mbani në ambiente tepër të ftohta apo të ngrohta. Kjo vlen sidomos për këpucët prej lëkurës.

Diçka mund të bëni edhe vetë
Disa shenja mund të largohen me ujë dhe uthull, ndërsa ato këpucë të lëkurës që e kanë humbur shkëlqimin, mund t’jua ktheni përsëri me pastrim dhe përgatitje të veçantë.

Nganjëherë nuk ka shpëtim
Lëkura e çarë, jo vetëm se duket keq, por mund të jetë e dëmshme edhe për shputën tuaj. Disa dëmtime të vogla mund t’i rregulloni ju vetë, por, natyrisht se ka disa kufij, kur këpucët tuaja nuk mund të rregullohen dhe duhet t’i hidhni. /Telegrafi/
 

Exit mobile version