Për të përcaktuar madhësinë bazë të sytjenave, ju duhet një metër rrobaqepësi
Më shumë se 80 për qind e femrave kanë probleme me sytjenat e tyre, sepse veshin madhësinë e gabuar.
Problemi më i zakonshëm është se ato janë shumë të gjera ose sfungjerët e tyre janë shumë të vogla. Probleme të tjera që i shqetësojnë janë sfungjerët e rrudhura ose kur ngrenë duart në ajër, i ngrihen sytjenat, transmeton Telegrafi.
Është e rëndësishme të dini se madhësia e sytjenave ndryshon gjatë gjithë jetës, më së shpeshti për shkak të shtimit në peshë, humbjes së peshës, stërvitjes fizike, shtatzënisë ose ndryshimit të ushqimit.
Për të përcaktuar madhësinë bazë të sytjenave, ju nevojitet një metër rrobaqepësi i cili mbështillet rreth shpinës saktësisht në një vijë poshtë gjoksit.
Numri i matur: 65, 70, 75, etj. – korrespondon me dy centimetra vëllim më të vogël dhe më të madh se sa tregohet. Kështu, madhësia 70 korrespondon me vëllimin e matur prej 68-72 centimetra. Më pas matet madhësia e sfungjerëve.
Matësi i rrobaqepësit vendoset mbi pjesën e pasme (në lartësinë e kapëses së sytjenave) mbi thithkat deri në sternum.
– nëse është më i madh për 12 deri në 14 centimetra, atëherë i përshtatet sfungjeri A
– ju duhet një sfungjer B nëse numri është më i madh për 14 deri në 16 cm
– nëse është më i madh për 16 deri në 18 centimetra, atëherë i përgjigjet sfungjeri C
Shmangni blerjen e sutjenave dhe brekëve në një set sepse do ta keni të vështirë të merrni madhësinë e duhur.
Testimi i sytjenave
Sytjenat duhet të provohen përpara blerjes. Fillimisht ngrini duart në ajër dhe kontrolloni që sytjenat të përshtatet siç duhet dhe më pas përkuluni për të kontrolluar që të prehen nën gjoks. Së fundmi, është më mirë ta provoni duke hequr rripat: nëse sytjenat qëndrojnë në vend, ju keni gjetur madhësinë perfekte.
Tela për sfungjerët e mëdhenj
Sytjenat e buta pa tela do t’u përshtaten grave që mbajnë sfungjerët A dhe B. Por për gjoks më të madh duhen sytjena me tel, por e rëndësishme është që teli të mos shtrëngohet dhe të mos prehet në lëkurë, shkruan Womens Magazine.
Sytjena për raste të veçanta
Nëse dëshironi një palë sytjena t’i vishni me një veshje specifike (p.sh. një fustan me prerje të ulët), merrini me vete derisa i provoni sytjenat për të parë nëse ju përshtaten. /Telegrafi/