Site icon Telegrafi

Këshilla për veshjen në një ditë me shi

Një çadër e bukur mund të jetë një aksesor fantastik. Ka kaq shumë modele saqë nuk ju lejohet justifikimi i përdorimit të çadrës klasike të zezë. Blini një çadër me ngjyrat tuaja të preferuara dhe përdoreni për t’i shtuar alegri ditës suaj.

Një pallto klasike është gjithmonë e përkryer për ditët me shi. Ato janë thelbësore dhe të përkryera për të gjitha rastet në dimër dhe sidomos në ditët me shi.Jini të kujdesshëm në materialet që ju vishni kur jashtë bie shi. Kamoshi është një material që duhet patjetër përjashtuar duke qenë se dëmtohet nga uji. Mos rrezikoni prishjen e rrobave tuaj dhe përdorni çizme llastiku ose lëkure dhe mos vishni këpucët ose çantën e kamoshit.

Në të njëjtën kohë, mos u shqetësoni shumë për xhaketën ose xhupin që të jetë i papërshkueshëm nga uji. Nëse keni çadër, ajo do t’iu mbrojë ju.

Përsa i përket zgjedhjes së çizmeve, argëtohuni duke luajtur në nuance dhe modele në mënyrë që ato të përcjellin gëzim. /Living/Telegrafi/
 

Exit mobile version