Karantina e vuri jetën tonë të punës nën mikroskop. Gjatë kësaj kohe ikën përfitimet që mund të na kishin shpërqendruar në të kaluarën, si një udhëtim që i bashkonte të gjithë, kolegët që na bënë më të mira ditët, pushimet e kafesë, ndejat së bashku etj. Ajo që mbeti pas tyre ishte dhe puna dhe kultura e vendit të punës.
Kur gjithçka u përqendrua vetëm me punën dhe kulturën e kompanisë, kjo bëri që shumë njerëz të pyesin: “A është kjo punë ajo që dua për jetën time?”. Dhe për shumë njerëz përgjigja ishte se kjo nuk ishte ajo çfarë ata donin. Kështu njerëzit u larguan masivisht.
Vitin e kaluar, Gallup kreu një studim që zbuloi se “48 për qind e popullsisë që punon në Amerikë është në kërkim aktiv të punës ose në kërkim të mundësive”.
Teknologjia ka mundësuar që punëtorët të jenë në kërkim gjatë tërë kohës. Sipas Raportit “Jobvite Job Seker Nation 2022”, doli që 45 për qind e punonjësve të anketuar janë duke kërkuar në mënyrë aktive për një punë të re ose planifikojnë ta bëjnë këtë brenda vitit 2023.
Për shkak të kësaj, profesionistët e burimeve njerëzore janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për t’i mbajtur punonjësit në punë.
Akademi Pune ju përcjell pesë mënyrë që ju ndihmojnë në parandalimin e largimit të punëtorëve:
Ofroni punëtorëve mundësi për t’u rritur
“Rritja e karrierës” është një shqetësim jetik për talentët më të mirë sot. Por, 54 për qind e atyre që thanë se po kërkojnë punë të re nuk kanë parë brenda kompanisë ku punojnë një pozicion të ri të përshtatshëm për ta.
Mundohuni të përqendroheni në për të zbuluar se çfarë u pëlqen punonjësve në punën e tyre. Pyetni se çfarë tjetër do të donin të mësonin. Nëse ata thonë se duan një pozitë të mirë, udhëzoni ata me hapat që duhet ndjekur për të arritur aty.
Paguani mirë punëtorët të cilët mendoni se vlejnë
Kur punëtorët ndihen të që nuk po paguhen mjaftueshëm, ata do të largohen. Sipas Anketës Jobvite Job Seker Nation, 27 për qind e punëkërkuesve po kërkojnë në mënyrë aktive për një pagë më të lartë.
Jepni bonuse mujore për performuesit më të mirë në mënyrë që të gjithë të paguhen sipas punës që bëjnë. Edhe një shumë e vogël, si 100 dollarë ose 200 dollarë, bën një ndryshim.
Jepini përparësi shëndetit dhe mirëqenies së punëtorëve
Nëse punonjësi juaj është i lumtur dhe i shëndetshëm, ata do të performojnë mirë për organizatën tuaj. Kjo mund të jetë arsyeja pse 30 për qind e punëtorëve presin përfitime të shëndetit mendor nga punëdhënësit e tyre. Kjo përqindje nuk është e befasishme pas pandemisë së vitit 2020. 63% thanë se pandemia i ka bërë ata të fokusohen më shumë në shëndetin e tyre mendor.
Përveç ofrimit të terapisë dhe mbulimit me ilaçe në paketën tuaj të përfitimeve, ka disa mënyra se si mund të inkurajoni një mënyrë jetese të shëndetshme mes punonjësve. Ofroni një anëtarësim në palestër si pjesë e një pakete përfitimesh. Lejoni punonjësit të vijnë në punë vonë ose të largohen herët një herë në javë për një klasë joga ose stërvitje në grup. Punoni me oraret e punonjësve për të balancuar iniciativat e tyre shëndetësore personale me orët e punës.
Vendoseni veten në këpucët e tyre
Njerëzit janë të shpejtë për të gjykuar se sa “i lehtë” është roli i dikujt ose krahasojnë atë që bëjnë ata vetë me atë që bëjnë të tjerët.
Një herë në vit, planifikoni udhëheqësit që të ndryshojnë rolet me secilin lloj punonjësi, në mënyrë që secili të ketë një ndjenjë për punën e tjetrit. Punonjësit do të përjetojnë se sa sfiduese është të drejtosh njerëzit dhe udhëheqësit do të fitojnë një perspektivë të re duke punuar me sfidat me të cilat punonjësit përballen çdo ditë. Do të krijojë ndjeshmëri dhe mirëkuptim mes dy roleve.
Lavdëroni rregullisht për punën e shkëlqyer
Punonjësit duhet të dinë se çfarë bëjnë për çështjet e organizatës suaj. Nëse nuk ua thoni atyre se si ata e bëjnë ndryshimin për kompaninë, ata do të shkojnë diku që e aplikojnë këtë. Gjeni kohë gjatë gjithë ditës për t’u thënë “faleminderit” punonjësve për punën e tyre, kujtojini se çfarë pune të mrekullueshme po bëjnë dhe shpjegoni se si ata janë një pjesë e vlefshme e ekipit.
Me teknologjinë që na siguron qasje në tonelata informacioni, do të bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’i mbajtur punonjësit. Marka juaj e punëdhënësit është në vijën e parë kundër kompanive të tjera që kërcënojnë të kujdesen më mirë për talentët tuaj sesa ju. Pra, mos i lini ata. Kini parasysh pesë këshillat dhe parandaloni talentët tuaj të shkojë diku tjetër. /KP/