Telegrafi

Këshilla për prostituta në ueb-faqen e qeverisë braziliane

“Ofroni shërbime të veçanta”, ‘tregoni sa jeni të afta për t’i përmbushur fantazitë erotike”, “bëjeni për vete klientin tuaj duke e thirrur me emra të ndryshëm”, ‘tregoni se dini gjuhë të huaja”, janë vetëm disa nga këshillat e vendosura në faqen zyrtare.

Prostitucioni është i lejuar me ligj në Brazil, ndërsa ueb-faqja qeveritare i dedikohet promovimit të të drejtave njerëzore të prostitutave. Megjithatë, kritikët vlerësojnë se redaktorët e kësaj faqe në internet kanë shkuar tepër larg me synimin e tyre – pasi që, sipas tyre, në këtë faqe po promovohet prostitucioni.

Një zëdhënëse e qeverisë ka thënë se informacionet në këtë faqe janë krijuar falë ndihmës së ofruar nga disa organizata joqeveritare, mirëpo ka shtuar se disa këshilla aty kanë përmbajtje eksplicite, dhe deri në fund të vitit do të bëhen disa ndryshime.

Kjo faqe e qeverisë, është lansuar në vitin 2002, ndërsa aty prostitutave u ofrohen këshilla si të flasin me klientë për përdorimin e prezervativëve, si t’i bindin të heqin dorë nga dhuna, si të mbrohen nga SIDA etj.