Site icon Telegrafi

Këshilla për grimin transparent (nude look)

Adea Shabani
grimere profesioniste
tel. +49 162 9011098
adeashabanimua@hotmail.com

Në vazhdim, po japim disa këshilla se si t’i theksoni vijat e fytyrës dhe çfarë kërkon ky makijazh i hijshëm.

Teni i fytyrës
Pas vënies së bazës, grimoni fytyrën me pudër me nuanca të lehta ngjyrë porcelani dhe mbuloni hijet e padëshirueshme, aknet dhe shenjat në fytyrë.
Me pudër pluhur nuancë të bardhë (e cila pas vënies në fytyrë bëhet transparente), fiksojeni bazën dhe korrektorin. Gjithashtu e largoni yndyrën dhe i dhuroni fytyrës një pamje mat dhe ten porcelan.
Në fund, mos harroni të vendosni pudër me nuancë pembe të lehtë, sa më natyrale, që i jep fytyrës një pamje më të freskët.Këshillë: Për një vendosje më të lehtë të kësaj pudre, qëndroni para pasqyrës dhe buzëqeshni. Shpërndajeni lehtë pudrën me ngjyrë përgjatë mollëzave nga jashtë-brenda.

Sytë
Me një brushë të pjerrët dhe me një nuancë të çelët dhe të lehtë, i grimoni sytë deri tek niveli i vetullës. Me një nuancë ngjyrë kafe të çelët, e grimoni vetëm kapakun e syrit dhe shpërndajeni nga brenda-jashtë. Pason vënia e një vije të hollë me ‘eyeliner’ ngjyrë kafe të mbyllët për një dukje sa më natyrale.
Gjithashtu, nuk duhet harruar vijën e poshtme të syrit me po të njëjtën ngjyrë.
Në fund, vëni një maskara ngjyrë kafe.Këshillë: Para se t’i grimoni qerpikët, jepini formën dhe krihni qepallat me një brushë të pastër, pa ngjyrë.

Buzët
Kufizoni buzët me një laps të lehtë natyral që t’i jepni formë buzëve. Për një makijazh të tillë të përkryer, vëni një shkëlqyes buzësh ngjyrë teni.Kjo pamje (‘nude look’), është një trend i mrekullueshëm natyral ndër vite dhe mund ta përdorni çdo ditë./Telegrafi/Adea Shabani
 

Exit mobile version