Site icon Telegrafi

Këshilla nga shkenca: Si të përmirësoheni në shtrat

Përderisa seksi mund të mos ju duket si një fushë të cilën e studiojnë psikologët dhe shkencëtarët, faktikisht ka shumë hulumtime që janë kryer për këtë çështje!

Në fakt, janë kryer shumë hulumtime edhe për atë se si ta shijojmë më shumë, transmeton Telegrafi.

Kështu, më poshtë ju sjellim disa prej këshillave më të mira seksuale që shkenca ka për t’ju ofruar.

Mos konsumoni alkool

Sipas një studimi nga universiteti i Nju Jorkut, më mirë kombinohet marijuana më seks sesa alkooli ,pasi që alkooli i mpinë ndjenjat, ndërsa marijuana i rritë – gjë e cila shpie në orgazma më të mira dhe nivele më të ulëta të pendimit.

Bëjeni partneren të ndihet e veçantë

Një studim izraelit ka zbuluar se kur njerëzit ndihen që partneri/ja u kushton më shumë vëmendje, ata e duan më shumë partnerin/en dhe bëjnë seks më shpesh.

Përgjegjshmëria është kyçe në këtë çështje, e posaçërisht në lidhjet afatgjate. Andaj ktheni mesazhet shpejt, telefonojeni partneren dhe bëjeni të ndihet e dashuruar.

Bëhuni zemërgjerë

Njerëzit janë në kërkim të altruizmit, pasi që hulumtimet e fundit tregojnë se zemërgjerësia është e lidhur ngushtë me atë se sa janë të kënaqur njerëzit me jetën seksuale.

Sipas këtyre hulumtimeve, personat zemërgjerë bëjnë seks më shpesh. /Telegrafi/

Exit mobile version