Kujt nuk i pëlqen shalqiri, e veçanërisht në stinën e verës kur edhe konsumohet më së shumti?
Shumica e njerëzve janë të obsesionuar me këtë fryt të shijshëm dhe freskues. Mirëpo, shpeshherë mendojmë se përveç nëse jeni fermer me përvojë, blerja e një shalqiri të lëngshëm dhe të shijshëm më shumë është me fat sesa me njohuri, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, disa fermerë me përvojë tregojnë disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të zgjidhni shalqirin më të shijshëm në dyqan.
Shikoni për këtë shenje të “fushës”
Pjesa e kaltër, e njohur si “pjesa e fushës”, është vendi ku shalqiri ka pushuar në tokë. Shalqinjtë e pjekur gjithmonë mbajnë ngjyrë të verdhë ose edhe të portokalltë, e jo të bardhë.
Shikoni për këtë shenjë në formë rripi apo rrënje
Këto pjesa me ngjyrë kafe në shalqinj nënkuptojnë se bletët i kanë prekur pjesët e polenizuara të lules disa herë. Aq më shumë polenizim, aq më i ëmbël do të jetë shalqiri.
Shalqinjtë “meshkuj” dhe shalqinjtë “vajza”
Shumë njerëz nuk e dinë, por fermerët i dallojnë shalqinjtë në bazë të gjinisë. P.sh., shalqinjtë “meshkuj” janë më të mëdhenj, kanë formë të zgjatur dhe shije të lëngshme. Ndërsa shalqinjtë “vajza” kanë formë rrethore dhe janë shumë të ëmbël.
Kushtoni vëmendje madhësisë
Sa i përket madhësisë së shalqiri, më së miri është të zgjidhet madhësia mesatare, as shumë i madh, por as i vogël.
Kushtoni vëmendje bishtit
Bishti i tharë tregon se shalqiri është i pjekur. Sidoqoftë, nëse bishti është i gjelbër, atëherë shalqiri mund të jetë hequr më herët dhe nuk do të jetë i pjekët. /Telegrafi/