Nisni ditën me një ritual alkalin
Pini një gotë me ujë të vakët me limon me stomakun bosh në mëngjes.
Konsumoni sa më shumë ujë
Mbani një shishe gjithmonë me vete.
Pastrojeni lëkurën
Me anë të scrub-eve, eleminoni qelizat e vdekura nga lëkura.
Lajeni fytyrën pas stërvitjes
Mos prisni më shumë se 15 minuta, sepse djersa do të depozitohet në pore.
Akull për puçrrat
Bakteret e urrejnë të ftohtin kështu që vendosni lehtësisht mbi puçërr një kub akulli, mbajeni për pak dhe përsëriteni këtë 4-5 herë.
Mbani një dietë të pastër
Qëndroni larg ushqimeve të procesuara dhe hani sa më shumë ushqime të pasur në antioksidantë.
Nëse lëkura është e thatë, keni nevojë për ujë, jo yndyrë
Spërkateni lëkurën me ujë të aromatizuar dhe më pas aplikoni losionin ose kremin me mbrojtje nga dielli.
Sheqeri është drogë
Nëse doni të mbani larg aknet, irritimet dhe plakjen e lëkurës, filloni të pakësoni sheqerin që konsumoni.
Flini gjumë
Synoni 6-8 orë në ditë që të keni një lëkurë rrezatuese.
Mbajeni stresin në minimium
Meditoni! Provojeni të paktën për një ditë dhe do të shihni rezultatet.