Site icon Telegrafi

Këshilla makijazhi për t’u dukur më e re

Për t’iu dukur më të reja duket t’i shtoni prekje të vogla drite grimit tuaj, siç bëjnë profesionistët e fotografisë, sugjeron Living. Ju duhet ta përdorni këtë ndriçim në pjesët e errëta të fytyrës suaj. Pjesët më delikate të fytyrës ku ju mund të përdorni pudër që ju jep dritë është pjesa që zbret nga hunda në drejtim të buzëve, tek rrudha midis dy vetullave, në qepallën e sipërme dhe në konturin e buzëve.

Sa më shumë të kalojnë vitet aq me e lehtë duhet të bëhet dora kur përdorni grim. Kjo do të thotë që duhet të përdorni sasi të vogël krempudër, në mënyrë që të mos ju theksojë rrudhat.

Bëjeni të shkëlqejë fytyra jote, me prekjen e dritës siç bëjnë artistët e makijazhit.

Ka një mënyrë për të aplikuar krempudrën dhe për t’u dukur 10 vite më e re. Përziejeni me një korrektor të lëngshëm, dhe me produkte që sjellin ndriçim. Por nëse ju keni probleme me pigmentimin e lëkurës, atëherë duhet ta fshihni me një krempudër me efekt mbulues. Pudra pluhur duhet të përdoret me shumë lehtësi, në mënyrë që të mos krijojë efektin maskë.

Përsa i përket syve kini kujdes të mos ju dalë jashtë konturit pluhuri që përdorni për qepallat. Pluhurat mat e bëjnë shikimin më me jetë. Vetullat me kalimin e kohët ju bëhen më të radha, kaloni sipër tyre një laps dy tonemë të çelët se flokët.

Preferoni një rimel kaf ose gri, krijon një pamje më pak agresive.

Buzët. Ju mund të krijoni një efekt voluminoz duke përdorur një balsam hidratues. Gjithashtu përdorni lapsat e buzëve për të korrektuar çdo efekt. /Telegrafi/
 

Exit mobile version