Këshilli republikan për siguri në komunikacioni rrugor (KRSKRR) ka publikuar disa këshilla për shoferët që drejtojnë automjetet e tyre në kushte dimri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përvez mbajtjes së përgatitjes dimërore, pra zinxhirëve, KRSKRR këshillon shoferët që:
– Të bëhet servisim i rregullt i automjetit, pra kontrollimi i aumulatorit dhe i vajit.
– Kontrollimi i nivelit të antifrizit në automjet.
– Ndërrimi i pastruesve të xhamave dhe vendosja e të njëjtave, por me goma që pengojnë ngrirjen.
Përveç këtyre, KRSKRR kërkon nga shoferët që:
– Vetura të ketë lëndë djegëse të mjaftuesme.
– Verifikimi i ngrohëseve në xhamin e prapm të automjetit.
– Të mos e ngarkoni veturën rëndë, me gjëra të panevojshme, por vetëm me gjarat për të cilat keni nevojë./Telegrafi/