Aurora Susuri
1. Aplikojeni në dritë natyrale
Për të pasur rezultate më të mira preferohet që grimin ta aplikon i në afërsi të dritareve, në mënyrë që drita natyrale t’i theksojë të gjitha ato që ju dëshironi t’i mbuloni me grim.
2. Mos përdorni korrektor
Shumë nga ne, duke u munduar t’i fshehim rrathët e zinj nën sy, përdorim korrektor. Për përditshmëri është në rregull, por për fotografi vetëm se do ta bëni të duket më keq, duke e tërhequr vëmendjen në atë pjesë.
3. Buzëkuqi
Një tjetër këshillë e domosdoshme është përdorimi i buzëkuqit të duhur. Mos i përdorni ata që kanë ngjyrë lëkure, por mundohuni ta gjeni një ngjyrë pak më të ndezur, në mënyrë që të dallohet edhe në fotografi.
4. Llajneri dhe maskara
Ekspertët rekomandojnë që të dyja të përdoren vetëm me ngjyrë të zezë. Nëse zakonisht e përdorni ngjyrë kafeje, kërkoni një ngjyrë të zezë sa më të errët dhe do ta fitoni kontrastin e duhur. /Telegrafi/