Telegrafi

Këshilla e Geta Beqës për një ditë të mirë

Ajo është një ndër fermat më të përfolura të rubrikave rozë të mediave shqiptare.

E gjithë kjo në saje të çmimeve ndërkombëtare, ku ka marr tituj të kampionit të Evropës dhe Botës.

Bëhet fjalë për “bodybuilderen” gjakovare, Geta Beqa, e cila njëkohësisht është instruktore e fitnesit.

Bukuroshja së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke pirë kafe.

Krahas imazhit në të cilin Geta duket bukur, ajo ka shkruar edhe një thënie me mëngjes që është mjaft motivuese.

“Vendos të jesh e lumtur kur të fillosh ditën”, ka shkruar ndër të tjerash biondina.

Ndryshe, theksojmë se Beqa ka rreth 130 mijë ndjekës në Instagram. /Telegrafi/